LAJME / E Diel 21 Prill 2024, 14:02

Një i vdekur dhe 7 të zhdukur pas rrëzimit të dy helikopterëve

Një person humbi jetën dhe shtatë të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi dy helikopterë ushtarakë japonezë u rrëzuan në Paqësor gjatë një stërvitjeje, njoftoi sot ministri japonez i Mbrojtjes Minoru Kihara.


Ai tha se dy helikopterët, të cilët u rrëzuan në ujërat rreth 270 kilometra në lindje të ishullit Torishima në zinxhirin Izu gjatë një stërvitjeje anti-nëndetëse gjatë natës, besohet se janë përplasur me njëri-tjetrin.


Dy regjistrues fluturimi u zbuluan “në vende jashtëzakonisht të afërta”, ndërsa ato që besohet të jenë pjesë të teheve të rotorit të dy helikopterëve dhe mbeturina të tjera të avionëve u gjetën gjithashtu gjatë kërkimit pas rrëzimit, tha Kihara.