LAJME / E Martë 15 Gusht 2023, 16:04

Një 75-vjeçar është mbytur në lumin Bunë, gjendet trupi i pajetë

SHKODËR- Një i moshuar dyshohet se është vetëmbytur në lumin Buna në Shkodër.  Sipas policisë, i moshuari ishte banues në lagjen “Vojo Kushi”.

Shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s kanë nisur menjëherë kërkimet me qëllim gjetjen e të moshuarit./abcnews.al

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, sipas të cilit, dyshohej se ishte vetëmbytur në lumin Buna, shtetasi N. Ç., 75 vjeç, ju bëjmë me dije se:

Pas më shumë se 5 orësh kërkime të pandërprera, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në rrjedhën e lumit Buna, trupin e pajetë të 75-vjeçarit, i cili nga këqyrja, u konstatua pa shenja dhune.


Mbytet 75-vjeçari në Bunë në Shkodër, dyshohet se…
Trupi i pajetë i shtetasit N. Ç. u dërgua në IML, për kryerjen e ekzaminimeve të mëtejshme.