LAJME / E Enjte 23 Korrik 2026, 12:12

Ngjarje e rëndë: Taultanti babai i dy fëmijëve gjendet pa jetë në shtëpi, dyshohet për...

Raportohet se 40-vjeçari jetonte në qytetin e Vlorës, por ditët e fundit ishte larguar drejt fshatit Portëz, ku po qëndronte në shtëpinë e prindërve të tij. Sipas burimeve, ai po kalonte një periudhë të vështirë personale dhe familjare.

Po sipas të njëjtave burime, mes viktimës dhe bashkëshortes së tij kishte pasur mosmarrëveshje, ndërsa raportohet se kjo e fundit kishte kërkuar më herët urdhër mbrojtjeje. Megjithatë, autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse këto rrethana kanë lidhje me ngjarjen dhe ato janë pjesë e hetimeve që po zhvillohen.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë patrullat e Policisë së Shtetit, ekspertët e kriminalistikës dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, kanë mbledhur prova materiale dhe kanë marrë deklarimet e personave që mund të ndihmojnë në sqarimin e rastit.

Me urdhër të Prokurorisë, trupi i pajetë është transportuar për ekzaminimet mjeko-ligjore, të cilat pritet të ndihmojnë në përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë ende në fazën fillestare dhe se po verifikohen të gjitha rrethanat që i paraprinë kësaj ngjarjeje të rëndë. Deri në përfundim të hetimeve, organet kompetente nuk kanë dhënë detaje të tjera zyrtare.

Ngjarja ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të afërmit e 40-vjeçarit, ndërsa komuniteti në Portëz mbetet i tronditur nga humbja e babait të dy fëmijëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE