
Një efektiv i Policisë Rrugore është dhunuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në lagjen “Xhabije” të Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për efektivin Nikolin Përndoj, i cili dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy persona, ndërsa ndodhej jashtë orarit të shërbimit.
Burime paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes palëve, ku efektivi është goditur me grushte. Deri në këtë fazë, motivet që çuan në përplasjen fizike mbeten ende të paqarta.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Shkodrës dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.
Ndërkohë, pritet edhe një reagim zyrtar nga Policia e Shkodrës, e cila do të sqarojë dinamikën e ngjarjes dhe masat që do të merren ndaj personave të përfshirë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
