
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në Vlorë, ku një 54-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak, teksa ishte duke pushuar në bregdet.
Raportohet se 54-vjeçari, i identifikuar si Artan Pogoni, i cili mësohet se ishte duke kaluar pushimet në Radhimë, është transportuar me autoambulancën e Radhimës drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Mësohet se Pogoni ka mbërritur pa shenja jete në spital, ndërsa mjekët dyshojnë se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet, ndërsa pritet që policia të dalë me një njoftim në lidhje me ngjarjen, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
