LAJME / E Shtunë 17 Maj 2025, 20:08

Nga takimi me Gjestin tek pjesëmarrja në BBVA, Stresi ka një përgjigje pozitive për…

I ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë artisti i njohur, Stresi. Ai ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e tij, karriera ndër vite, projektet e reja që pritet të vijnë së shpejti dhe sigurisht që ekskluzivisht është ndalur dhe ka sqaruargjithçka rreth raportit që ka sot me Keisin.

Kur u pyet në lidhje me fituesin e BBV Albania të edicionit të katërt, Gjestin dhe arsyen se pse e mbështeti aq shumë në rrugëtimin e tij, Stresi u shpreh se:

Unë e quaj që ju bë një padrejtësi, prej momentit të parë kam thënë që ky është fituesi. Momentin që doli nga BBV Kosova dhe u fut tek BBV Albania kam thënë që është fitues i padiskutueshëm. Kam arritur ta mendoj.

Po të mos kisha marrë vetë pjesë në BBV nuk do të isha përfshirë, e kam njohur shumë pak, kam njohur të gjithë rrethin e tij.

Kur Arbri e pyeti nëse e ka falenderuar Gjesti atë për suportin tani pas përfundimit të eksperiencës, artisti tregoi se:

Po, më kanë thirrur në telefon dhe jemi takuar dhe ai është habitur që unë kam bërë kaq shumë për të. Kur e ke provuar vetë nuk të rri shpirti pa postuar sepse e di si është situata, është nga eksperiencat më të vështira.

Do ta kishte provuar Stresi në BBV Albania edhe njëherë?

Pas shumë e shumë vitesh po.