LAJME / E Enjte 2 Korrik 2026, 19:07

Nga sot nis pagesa e K-15 – shuma minimale është 310 euro

**Nga sot nis pagesa e K-15 në sektorin privat – shuma minimale për vitin 2026 është 19.116 denarë**

Nga sot në sektorin privat në Maqedoninë e Veriut nis pagesa e regresit për pushimin vjetor (K-15). Sipas rregullave në fuqi, shuma minimale për vitin 2026 është **19.116 denarë**, ndërsa punëdhënësit mund të paguajnë edhe një shumë më të lartë nëse kjo parashihet me rregulloret e brendshme ose me kontratën kolektive.

K-15 llogaritet mbi bazën e pagës mesatare neto për muajt shkurt, mars dhe prill të këtij viti, e cila është rreth **47.790 denarë**. Në përputhje me Kontratën e Përgjithshme Kolektive, regresi duhet të jetë të paktën **40 për qind** e kësaj baze.

Të drejtën për ta përfituar K-15 e kanë të punësuarit në sektorin privat që kanë të paktën **gjashtë muaj përvojë pune të pandërprerë** te i njëjti punëdhënës gjatë vitit kalendarik, çka do të thotë se jo të gjithë punonjësit e marrin automatikisht këtë kompensim.

Kompanitë që përballen me vështirësi financiare ose që kanë shënuar humbje mund të paguajnë një shumë më të ulët ose të lirohen nga kjo detyrim, por vetëm nëse kjo është e arsyetuar ligjërisht dhe mbështetet me dokumentacionin përkatës.

Nëse punëdhënësi nuk e paguan K-15 brenda afatit të përcaktuar me ligj, ai mund të përballet me kontrolle inspektuese dhe gjoba, ndërsa punëtorët kanë të drejtë të paraqesin ankesë në Inspektoratin Shtetëror të Punës ose të kërkojnë mbrojtje gjyqësore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE