LAJME / E Martë 23 Qershor 2026, 18:06

“Nëse e don Kosovën e vret vetën” Dukagjini i komenton Ramushit

Një koment i ashpër dhe me gjuhë të papërshtatshme është publikuar në rrjetin social Facebook ndaj Ramush Haradinaj, pas një postimi të tij ku ai ka folur për çështjen e gazit amerikan dhe ka kritikuar refuzimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë projekt, shkruan Periskopi.

Në postimin e tij, Haradinaj kishte theksuar rëndësinë e bashkëpunimit strategjik me SHBA-në në sektorin energjetik, duke e konsideruar të dëmshëm refuzimin e projekteve që, sipas tij, do të mund të ndikonin në zhvillimin ekonomik dhe sigurinë energjetike të vendit.

Megjithatë, postimi ka nxitur reagime të shumta nga qytetarët, përfshirë edhe komente me tone fyese.

Një qytetar me emrin Dukagjin Rozhaja – Dugi, ka eskaluar me një koment ofendues ndaj Haradinajt, duke shkruar:

“Ti nëse e don popullin e Kosovës e vret veten.”

Komentet e tilla nuk janë të rralla në postimet e opozitës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE