LAJME / E Martë 17 Dhjetor 2024, 16:04

Ndahet nga jeta aktorja e madhe, në moshën 78-vjeçare

Ka ndërruaj jetë në moshën 78-vjeçare aktorja spanjolle Marissa Paredes, karriera e së cilës u karakterizua veçanërisht nga gjashtë filmat në të cilët ajo luajti me regjisorin Pedro Almodovar. Siç njoftoi Akademia Spanjolle e Kinemasë: “Kinemaja spanjolle po humbet një nga aktoret më ikonike, Marissa Paredes, e cila la pas një karrierë të gjatë, përmes së cilës publiku e admiroi në më shumë se 75 paraqitje në ekranin e madh”.

Paredes ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit në spitalin Fundación Jiménez Díaz në Madrid. Aktorja ka shkuar në spital në mbrëmje pasi nuk ndihej mirë dhe ka ndërruar jetë pak orë më vonë.

Në llogarinë e tij në Instagram, Almodovar postoi foto të aktores, e cila ishte një hit në filmat e tij “Taka të larta”, “Lulja ime sekrete”, “Gjithçka për nënën time”, “Fol me të”, “Lëkura që jetoj” dhe “Murgesha mëkatare.

Aktorja e madhe spanjolle la gjurmë të pashlyeshme në kinematografinë botërore. Karriera e saj u përcaktua nga prania e saj intensive në filmat e Pedro Almodovar, ndërsa karriera e saj e aktrimit përfshin më shumë se pesë dekada suksesi./vizionplus.tv