Mozzik njihet për dashurinë e madhe që ka për natyrën dhe ngjitjen e shpeshtë që bënë në maja të larta.
Ditët e fundit ai ka qëndruar me disa miq si duket në Brezovicë, nga ku ka ndarë pamje për ndjekësit e shumtë të tij.
Reperi i njohur në një nga storyt shihet teksa me një mik bëjnë xhiro me motorin e tyre dhe duket se janë goxha shpejt.
Vetëm 30 minuta më vonë, Mozzik na befasoi me pamjen që postoi: motori ishte rrokullisur.
Fatmirësisht, artisti nuk ka pësuar lëndime trupore dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Pas këtij inci denti ai është shfaqur nga studio ku po ‘gatuan’ albumin e tij të ri, për të cilin ka thënë se është albumi më i mirë që ka realizuar deri më tani.