LAJME / E Shtunë 9 Nëntor 2024, 12:12

Mori një autograf nga Ernest Muçi, tifozja e Beshiktashit shpërthen në lot (Video) -

Ernest Muçi, një nga lojtarët më premtues të Kombëtares po tregon talentin e tij edhe jashtë vendit.

Sulmuesi 23-vjeçar shënoi në ndeshjen e tretë radhazi me Beshiktashin, duke gëzuar gjithë tifozët që ishin në stadium, por më shumë një tifozë.

Futbollisti shqiptar pas ndeshjes i dha një autograf në fanellë një tifozeje e cila u emocionua aq shumë sa filloi të qante.

Ky moment tashmë është bërë viral në rrjetet sociale.