Mevlan Shaba ka zgjedhur të ndajë disa të vërteta personale me ndjekësit në Instagram, përmes një sërë përgjigjesh që kanë shpërthyer rrjetin.
Mes qindra pyetjeve dhe komenteve, ai ka konfirmuar për herë të parë se është bërë baba i një vajze, fryt i lidhjes së tij me partneren që i erdhi surprizë gjatë kohës që ishte banor në Big Brother VIP Kosova. Ai e tha thjesht, pa bujë: “Mei” – ky është emri që ata i kanë vendosur vajzës së tyre.
Por reagimet nuk ndaluan me kaq. Shumë ndjekës e përmendën vazhdimisht ish-partneren e tij, Livian, e cila vetëm pak ditë më parë kishte reaguar e lodhur nga komentet e ndjekësve që e lidhin ende me Mevlanin.
Në një përgjigje të sinqertë dhe të qetë, Mevlani shkroi:
“Sido që të shkojë një histori, nuk shahet partneri apo partnerja. Gjërat personale mbahen për vete. Nëse fillon e shan dikë që ke ndarë bukën dhe krevatin, do të thotë që kurrë s’ke pas respekt për atë njeri.”
Në një tjetër Story, ai reagoi edhe ndaj një komenti ironik ku e quanin “fshatar të lodhur” dhe e krahasonin me Livian duke thënë se ajo meriton “më shumë rr, jo një palaco”. Mevlan nuk u përfshi në gjuhë fyese, por u përgjigj me klas:
“Kur je një grua me shumë g* meriton dhe burrin me shumë rr. Bukuria nuk është gjithçka. Gjithsesi… kaq din, kaq thua.”**
Mevlan Shaba konfirmon atë që shumë kishin aluduar prej muajsh. Ai është tashmë baba. E vajza e tij quhet Mei. Dhe duket se ky kapitull i ri, është më i rëndësishëm për të se çdo histori e kaluar.