LAJME / E Mërkurë 23 Prill 2025, 02:02

‘Çmendet’ moti/ Breshëri bën ‘kërdinë’ në këtë vend

Një stuhi e fortë e shoqëruar me breshër ka përfshirë ditën e sotme fshatrat Tregan dhe Bathës në Elbasan.

Stuhia, e cila ka zgjatur rreth një orë, ka shkaktuar dëme të mëdha në të mbjellat dhe pemëtari, duke sjellë humbje të mëdha për fermerët.

Rrebeshet e kësaj stuhie kanë pasur ndikim të dëmshëm kryesisht në bujqësi dhe pemëtari.

Mbjelljet e pranverës dhe pemët kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga breshëri. Zonat janë të njohura për kulturat e ullirit, qershisë, portokalleve dhe rrushit.