LAJME / E Mërkurë 31 Janar 2024, 13:01

Meksikë/ Autobusi përplaset me kamionin dhe shpërthejnë në flakë, 19 të vdekur

Një përplasje e fortë mes një autobusi dhe një kamioni që transportonte mallra ka vrarë 19 persona dhe ka plagosur 22 të tjerë në një shtet veriperëndimor të Meksikës, thanë autoritetet lokale.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në Elota, një destinacion turistik.

Pas përplasjes, automjetet u përfshinë në flakë.

“Ne numëruam 19 trupa. Identifikimi i tyre do të kërkojë pak kohë, pasi ata u karbonizuan.”, u shpreh Sarah Quinones, prokurorja e përgjithshme në shtetin e Sinaloa.

Të plagosurit janë duke u trajtuar në spitalet lokale dhe po hetohet për shkaqet e aksidentit.

Në autobus ndodheshin 37 persona.