LAJME / E Hënë 9 Qershor 2025, 21:09

Mediat italiane zbulojnë “misionin sekret” të Tares në Tiranë gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi

Igli Tare ka qenë një nga emrat më të njohur në tribunën e stadiumit “Air Albania” gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ish-sulmuesi i Kombëtares nuk ishte vetëm në rolin e tifozit, por edhe me një mision të caktuar falë rolit që mbulon tashmë në radhët e Milanit.

Drejtori sportiv i kuqezinjve mësohet se ka monitoruar në veprim disa prej futbollistëve të të dy ekipeve gjatë kësaj ndeshje shumë të ndezur dhe të fortë. Mediat italiane në këto ditë kanë rreshtuar me radhë emrat e lojtarëve të të dy ekipeve që janë përfolur se mund të bëhen pjesë e Milanit.

Në radhët e Shqipërisë, përtej Adriatikut kanë përmendur emrat e Berat Gjimshitit dhe Armando Brojës si ata që mund të bëhen pjesë e kuqezinjve. Fokusi më i madh është te sulmuesi, pasi mbrojtësi duket i orientuar drejt pranimit të ofertës që i ka ardhur nga Katari.

Ndërkohë, në radhët e Serbisë janë monitoruar jo vetëm Pavloviç e Joviç që janë pjesë e Milanit aktualisht, por edhe lojtarë të tjerë që mund t’i bashkohen kuqezinjve.

Ata janë sulmuesit Mitroviç e Vlahoviç, të cilët janë mes alternativave të diskutuara këto ditë për të përforcuar repartin e avancuar, edhe pse në Itali i cilësojnë me kosto të lartë për arkat e klubit të Milanit do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE