LAJME / E Premte 20 Tetor 2023, 21:09

Media italiane: Piramida e Tiranës në lavdi të plotë

“Designboom” vlerëson transformimin, pikë referimi dhe për turistët

Edhe një herë revista e njohurm kushtuar arkitekturës “Design Boom”, i kushton një artikull tjetër Piramidës së Tiranës. Por kësaj radhe, në shkrim përmendet mbajtja e samitit të parë të Procesit të Berlinit, në atë godinë të restuaruar, e cila u inagurua më 16 Tetor.

Historia e Piramidës është një tjetër e dhënë interesante për revistën, ku shpjegohet trasformimi i saj nga një muze kushtuar ish-dikatorit Enver Hoxha, në një bazë ushtarake të NATO-s gjatë luftës së Kosovës, në një klub natë dhe sot me një tjetër funksion.

Pjesa më e madhe e ambinteve të Piramidës, shfrytëzohen nga klasa ku të rinjtë shqiptarë të moshës 12 deri në 18 vjeç, mësojnë lëndë të ndryshme të teknologjisë, në disiplina si zhvillimi i softwareit, robotika, animacioni, muzika dhe filmi.

Transformimi i Piramidës është shembulli se si një ndërtesë mund të bëhet e përshtatshme për një epokë të re duke ruajtur në të njëjtën kohë historinë e saj komplekse.

Në shkrim, revista thekson se një nga ndërhyrjet më intriguese të arkitektit Wini Mass janë shkallët e shtuara në fasadën e pejrrët të Piramidës së Tiranës, duke i lejuar vizitorëve të ecin deri në majë të saj.