LAJME / E Martë 23 Qershor 2026, 22:10

Meçollari nxjerr dokumentin dhe rrëzon Ramën: Dritan Goxhaj, veteran i UÇK-së

Ish-zv.komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe debatit të krijuar në ditët e fundit rreth rolit të Dritan Goxhajt në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meçollari ka publikuar një dokument zyrtar, i cili sipas tij dëshmon statusin dhe kontributin e Goxhajt në radhët e UÇK-së.

Bëhet fjalë për një vendim të Komisionit për Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të UÇK-së, i firmosur nga ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku.

Sipas dokumentit të publikuar, me vendimin nr. 18/9642, datë 20 maj 2016, Dritan L. Goxhaj është shpallur zyrtarisht “Veteran Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Meçollari e shoqëroi publikimin e dokumentit me një mesazh të drejtpërdrejtë: “Këtë dokument dikush t’ia dërgojë Edi Ramës. Dritan L. Goxhaj, me firmën e gjeneral-lejtnant Agim Çeku, shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe Kryetar i Komisionit për Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të UÇK-së, me vendimin nr. 18/9642, datë 20 maj 2016, shpallet ‘Veteran Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’.”

Publikimi i dokumentit vjen në kulmin e debatit politik të ditëve të fundit, pasi Dritan Goxhaj lexoi kërkesat e protestuesve në tubimin para Kryeministrisë dhe më pas u bë objekt i sulmeve dhe komenteve nga eksponentë të mazhorancës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE