
Ata kanë bërë të ditur gjithashtu se për datën, orën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do të njoftojnë në një moment tjetër.
Sipas informacioneve të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, aksidenti është raportuar më 19 korrik 2026, rreth orës 22:35.
Autoritetet janë njoftuar se një veturë e tipit “Mercedes”, me targa gjermane, ishte përmbysur në aksin rrugor Bllacë–Shkup.
Në vendin e ngjarjes, ekipet policore kanë konstatuar se brenda automjetit ndodheshin tre persona pa shenja jete – një mashkull dhe dy femra.
Mjekët e ndihmës së shpejtë kanë konfirmuar vdekjen e tyre, ndërsa organet kompetente po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan në aksidentin fatal, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
