LAJME / E Shtunë 25 Maj 2024, 22:10

“Më vranë bashkëshortin”, gjendet i vdekur në makinë burri i eurodeputetes italiane, mister shkaku

Viktima u gjet i vdekur në makinën e tij në zonën e Via Ugo La Malfa, bëjnë me dije mediat italiane.

“Ata vranë bashkëshortin, Angelon”- kështu është shprehur eurodeputetja Francesca Donato, duke folur me disa miq të cilët e telefonuan për të kuptuar nëse viktima ishte vërtet burri i saj, Angelo Onorato.

Ndërkohë policia dhe hetuesit ndodhen në vendngjarje dhe ka nisur puna për zbardhjen e rastit.

Mësohet se Angelo Onorato ishte arkitekt dhe pronar i një dyqani mobiliesh.