LAJME / E Martë 15 Gusht 2023, 16:04

Mbush shishen me ujë në shatërvanin Fontana Di Trevi në Romë, turistja shoqërohet menjëherë nga policia

ITALI- Në media është duke qarkulluar një video e një turisteje në Itali, e cila kalon shatërvanin Fontana di Trevi në Romë për të mbushur një shishe me ujë. Ky veprim cilësohet si dëmtim i monumentit historik, incidenti i dytë i shënuar brenda pak muajsh.

Siç shihet edhe në video, gruaja e paidentifikuar ka injoruar shenjat e vendosura rreth shatërvanit që këshillojnë vizitorët të mos futen në ujë, duke u ngjitur në monument për të mbushur shishen e saj me ujë. Pas këtij veprimi të pamenduar tursitja është shoqëruar nga policia.

Ky incident vjen vetëm disa javë pasi një burrë u filmua duke gdhendur emrin e të dashurës së tij dhe emrin e tij në një nga muret e Koloseut.