Detaje të reja nga masakra në Austri, të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën ditën e sotme gjatë një të shtënë me armë zjarri në një shkollë në qytetin Graz.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit, kur policia mori një telefonatë për një situatë emergjente në një shkollë të mesme dhe dëgjimin e të shtënave.
Forcat speciale u dislokuan menjëherë në vendngjarje dhe shkolla u evakuua dhe u kontrollua plotësisht nga forcat e sigurisë.
Zëdhënësi i policisë, Sabri Yorgun, konfirmoi se operacioni ishte në zhvillim dhe autoritetet po punonin për të sqaruar rrethanat e incidentit.
Mediat austriake kanë raportuar se deri më tani janë 10 viktima, por numri mund të rritet sërish pasi ka edhe disa të plagosur.
Autori i dyshuar pasi kreu masakrën, kreu vetëvrasje në banjot e shkollës.
Ngjarja ka tronditur qytetin e Grazit, qyteti i dytë më i madh në Austri, me rreth 300,000 banorë.
Autoritetet kanë bërë thirrje për qetësi dhe po vazhdojnë hetimet për të zbuluar motivet e sulmit do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE