LAJME / E Enjte 12 Qershor 2025, 17:05

“Martesa ime ka përfunduar”- U divorcua nga bashkëshortja, reagon kryebashkiaku Erion Isai: Ka nisur një kapitull i ri personal!

Kryebashkiaku i Ersekës dhe ish-aktori i humorit, Erion Isai ka reaguar pas lajmeve për divorcin duke konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij, regjisroja Ajlin Petrela.erion isai (1)

Erion Isai, në një postim në rrjetet sociale, ka deklaruar se martesa me nënën e dy vajzave të tij, Ajër dhe E’dua, ka përfunduar dy vite më parë.

Ai theksoi se ndarja me bashkëshorten është finalizuar në prill 2024, sipas tij, me dakortësi dhe parime të përbashkëta.

“Zyrtarisht e ligjërisht ka nisur një kapitull i ri personal”, theksoi Kryebashkiaku socialist.

Erion Isai shprehet se “prej dy vitesh detyrën më të bukur në botë, atë të babait përkushtohem e copëtohem ta bëj edhe më mirë se më parë, vlerësim të cilën e japin vetëm Ajër dhe E’dua”.

Po! Martesa ime prej dy vjetësh ka përfunduar! Në interes për aq sa i takon medias dhe opinionit publik, si artist dhe ushtrues i një detyre të lartë, prej Prillit 2024 me dakortësi dhe parime të përbashkëta edhe zyrtarisht e ligjërisht ka nisur një kapitull i ri personal! Keq ardhje për publikime vendime gjykatash të cilat s’kanë asnjë interes publik, e asnjë arsye për tu publikuar, e mbi të gjitha kur pas saj janë dy vajza të vogla!

Vijoj që në jetën time (si artist e ushtrues detyre) të udhëhiqem nga pasioni, dashuria e përkushtimi!

Prej dy vjetësh detyrën më të bukur në botë; atë të babait përkushtohem e copëtohem ta bëj edhe më mirë se më parë! Vlerësim të cilën e japin vetëm Ajër dhe E’dua!

Shihemi çdo ditë në punën time të detyrës apo kur mundemi në hapësira edhe në skenë si artist!

Përgjegjësitë e mia publike i ndjej dhe ushtroj çdo ditë për të fituar zemrën e kujtdo   do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE