LAJME / E Diel 18 Maj 2025, 22:10

‘Mallkuar dita kur e njoha!’ Dilberja e prekur: Më akuzojnë se e ndava tim shoq nga gruaja

Një çift bashkëshortësh përballen në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Dilberja ka thirrur bashkëshortin, Bashkimin duke mallkuar ditën kur u njoh me të sepse ishte i martuar.

“Nuk ka më keq se të marrësh një burrë të martuar! Qoftë mallkuar ajo ditë që u njoha me të!”, tha ajo në insertin prezantues. Kur hyri në studio, ajo sqaroi se Bashkimi ishte i divorcuar kur u njoh me të.

Në insertin e tij, Bashkimi i cili është baba i 5 fëmijëve, thotë se nuk e lëshon pasurinë e tij.

“Kam punuar tërë jetën. Kam 5 fëmijë dhe tani po më nxjerrin jashtë se duan të më marrin pasurinë, të më lënë pa shtëpi e pa gjë. Nuk lëshoj asnjë centimetër! Është djersa ime që kam derdhur për tërë jetën!”

Dilberja thotë se bashkëshorti i saj i ka premtuar shumë gjëra prej momentit kur janë njohur në vitin 2011 dhe nuk është realizuar ndarja e pasurisë. Kjo është një nga arsyet që e ka sjellë, si dhe fakti që e akuzojnë se ka qenë ajo shkaku i ndarjes së Bashkimit me gruan e parë.

Bashkim: Unë jam i divorcuar, kisha gruan e parë me 4 kalamaj. Kam punuar tërë jetën, erdhëm nga Burreli në Tiranë…

Dilbere: Po mirë mo mirë, ç’më duhet mua se çfarë ke bërë ti me të parën? Mua më duhet jeta ime se më ke premtuar shumë gjëra e s’ke arritur asgjë. Ç’më duhet mua?

Bashkim: Të gjitha gjërat i ke, shtëpinë e ke…

Dilbere: Nuk kam as shtëpi, kam vetëm djalin.

Bashkim: Edhe shtëpinë, edhe djalin, edhe burrin e ke.

Dilbere: Jo, nuk kam asgjë. Kur t’i bësh ti me letra, atëherë i kam. Ore unë fëmijët e tu as nuk i njoh, më keni akuzuar kot se unë kam ndarë çiftin kur unë nuk kisha asnjë lidhje as me ty, as me njeri!

Eni Çobani: Pra Dilbere që ta kuptojë publiku, ju akuzoheni që jeni futur mes çiftit të parë, me znj. Lumturie që është bashkëshortja e parë dhe e ke ndarë ti Lumturinë nga Bashkimi?

Dilbere: Po.

Bashkim: Ti nuk ke probleme për atë punë…

Eni Çobani: Jo, ka probleme se akuzohet. Është shumë e thjeshtë në rolin tuaj si bashkëshort të thuash që s’ka probleme me ty. Për gruan është tjetër gjë sepse në qoftë se vjen akuza nga gruaja e parë juaja dhe nga 4 fëmijët, është shumë e rëndë që ta përballojë.

Bashkim: Siç më gjetën mua këto halle, edhe ajo do t’i përballojë.

Eni Çobani: Po tani ti s’e more për halle, më vjen keq!/tvklan.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE