
Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në një përrua në zonën Manavgat të Antalyas, në jugperëndim të Turqisë.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e së dielës (26 korrik) në lagjen Beidigin, në aksin rrugor Tasayil–Derebutzhak.
Pas njoftimit nga dëshmitarët, në vendngjarje mbërritën ambulancat, zjarrfikësit, ekipet e Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) si dhe forcat e xhandarmërisë.
Ekipet e shpëtimit zbritën në përrua dhe konstatuan se pesë prej pasagjerëve kishin humbur jetën në vendngjarje. Dy personat e plagosur u nxorën nga automjeti dhe u transportuan me helikopter drejt spitalit.
Guvernatori i Antalyas, Hulusi Sahin, bëri të ditur se njëra prej të plagosurave ishte shtatzënë, ndërsa konfirmoi se në automjet udhëtonin gjithsej shtatë persona.
? Antalya’n?n Manavgat ilçesinde meydana gelen kazada bir otomobil uçuruma yuvarland?.
— S?YAH SANCAK (@siyahsancakx) July 26, 2026
?Uçuruma yuvarlanan arac?n içinde bulunan 5 ki?i hayat?n? kaybetti, 2 ki?i yaraland?. pic.twitter.com/EhUtrzrhCm
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
