LAJME / E Mërkurë 1 Korrik 2026, 18:06

Magjistari që po bën xhiron e rrjetit PARALAJMËRON fundin e Messit: “Plani astral ka zgjedhur kampionin e ri të botës!”

Magjistari ganez Nana Kwaku Bonsam, i cili bëri bujë në rrjet për “mallkimin” e tij të supozuar ndaj Harry Kane, është rikthyer me një tjetër parashikim të madh.

Pretendimi i tij mori vëmendje të gjerë pasi kapiteni i Anglisë nuk arriti të shënonte kundër Ganës, përpara se “magjia” të hiqej dhe Kane të gjente më pas rrjetën kundër Panamasë.

Tani, Bonsam ka deklaruar se Kepi i Gjelbër do të tronditë botën duke eliminuar Argjentinën e Lionel Messit në fazën e 1/16-ave të këtij Kampionati Botëror. “Kepi i Gjelbër do të eliminojë kampionët në fuqi të botës, Argjentinën,” është shprehur ai me bindje.

Por ai nuk është ndalur me kaq. Sipas magjistarit ganez, “plani astral” e ka marrë tashmë vendimin përfundimtar se kush do të jetë fituesi i këtij Botërori, dhe bëhet fjalë për Portugalinë e Cristiano Ronaldos.

Mbetet për t’u parë nëse ky parashikim mbinatyror do të vërtetohet në fushën e blertë, duke i dhënë fund rrugëtimit të Messit dhe duke kurorëzuar Ronaldon me trofeun, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE