LAJME / E Hënë 9 Qershor 2025, 19:07

Lopa rebele "çan" tavanin! "Fluturon" mbi tribunë, KAOS dhe PANIK në ankandin e bagëtive(FOTO)

Një skenë e pazakontë u zhvillua në një ankand bagëtish në Decatur, Arkansas, kur një lopë u përpoq të arratisej në mënyrë kaotike, duke sfiduar pritshmëritë dhe gravitetin. Ngjarja, e kapur nga kamera e një pjesëmarrëseje, Ashley Buffer, tregon momentin kur lopa u ngjit në tribunat e mbushura me njerëz dhe filloi të përplaste pllakat e tavanit, përpara se të përfundonte e bllokuar në një cep.

Pjesëmarrësit u ngritën me panik nga vendet e tyre dhe u dyndën në katin e poshtëm, ndërsa të tjerë mezi u shmangën nga rrëzimi i tavanit. Një burrë me paterica për pak sa nuk u godit nga rrëzimet.

“Dil që andej, Leon! Ulu që andej!”, dëgjohet duke bërtitur Buffer në video, ndërsa një tjetër i pranishëm, Xhoni, aksidentalisht bllokohej në të njëjtin nivel me lopën.

Fatmirësisht, askush nuk u lëndua rëndë dhe fermerët arritën ta kapnin lopën dhe ta nxirrnin jashtë me sukses. Lopa u konfirmua e paprekur nga incidenti.

Ngjarje të tilla nuk janë të rralla. Në shkurt, një lopë endej në autostradën e Floridës gjatë natës, ndërsa në Pensilvani një tjetër lopë “sulmoi” një kampus kolegji, duke terrorizuar studentët do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE