LAJME / E Diel 12 Korrik 2026, 19:07

LINJA DURRËS-RROGOZHINA/ Hekurudhat Shqiptare fillojnë konsultimet për rehabilitimin dhe elektrifikimin

Hekurudhat Shqiptare kanë nisur konsultimet publike për rehabilitimin dhe elektrifikimin e linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë, një projekt prej 33 kilometrash pjesë e Korridorit VIII Pan-Evropian. Investimi synon modernizimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë, shpejtësisë dhe cilësisë së transportit hekurudhor.

Hekurudhat Shqiptare kanë njoftuar nisjen e konsultimit publik për projektin e rehabilitimit dhe elektrifikimit të linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë, një investim që synon modernizimin e një prej segmenteve më të rëndësishme të rrjetit hekurudhor në vend.


Procesi po zhvillohet në kuadër të përgatitjes së dokumentacionit mjedisor dhe social, ndërsa projekti prek territorin e bashkive të Durrsit, Kavajës dhe Rrogozhinës.

Sipas dokumentacionit të publikuar, projekti parashikon rindërtimin, modernizimin dhe elektrifikimin e rreth 33 kilometrave linjë hekurudhore, nga Shkozeti deri në stacionin e Rrogozhinës.

Ndërhyrjet do të përfshijnë zëvendësimin e shinave dhe traversave, rehabilitimin e urave, përmirësimin e sistemit të kullimit, zgjerimin e tunelit të Rrogozhinës, si dhe instalimin e sistemeve të reja të sinjalizimit dhe telekomunikacionit.

Projekti parashikon gjithashtu mbylljen e kalimeve informale, ndërtimin e nënkalimeve dhe mbikalimeve në zonat me trafik të lartë dhe elektrifikimin e plotë të linjës.

Kjo do të mundësojë qarkullimin e trenave elektrikë dhe do të rrisë shpejtësinë, sigurinë dhe cilësinë e transportit të pasagjerëve dhe mallrave.

Ky investim është pjesë e Korridorit Pan-Evropian VIII dhe financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve dhe Bashkimi Evropian, me qëllim integrimin e rrjetit hekurudhor shqiptar me Rrjetin Trans-Evropian të Transportit.

Linja hekurudhore Durrës-Rrogozhinë u ndërtua në periudhën 1947–1950 dhe konsiderohet si një nga segmentet më të vjetra të rrjetit hekurudhor shqiptar, i cili ka vuajtur nga mungesa e investimeve dhe mirëmbajtjes për dekada të tëra, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE