LAJME / E Mërkurë 1 Maj 2024, 23:11

Lëvizte në krah të kundërt dhe aksidentoi drejtuesen e motomjetit, arrestohet i riu në Tiranë

TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë në Rrugën e Durrësit. Si pasojë e aksidentin ka mbetur e plagosur një vajzë. Bëhet me dije se 28-vjeçari i indentifikuar si Jurgen Cela po lëvizte në krah të kundërt të rrugës dhe ka përplasur një 28-vjeçare me iniciale N.Ll e cila po lëvizte me motomjet.

Cela pasi është përplasur me vajzë është përplasur edhe me një mjet tjetër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Megjithatë policia ka bërë të mundur arrestimin e tij ditën e sotme. Gjithashtu 28-vjeçarja është dërguar në spitalin e Traumës, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.