LAJME / E Martë 22 Shkurt 2022, 01:01

Lajmi i fundit: Ndodh magjia te “Plaza”, Donaldi këndon këngën për Bora Zemanin

Lajm spektakolar nga “Plaza” në zemër të Tiranës, aty ku sonte produksioni i Big Brother VIP ka organizuar një festë gjigante pas edicionit të parë të programit.

Donaldi i ka befasuar të gjithë duke pranuar ftesën, pas dy ditësh në pauzë totale. Në media u raportua se ai i ka prishur marrëdhëniet me familjen Hoxha dhe Arbana Osmanin, por jo.

Situata qenka krejt tjetër. Ai u paraqit fillimisht i veshur me kostumin “Spiderman”, i preferuari i tij, ndërsa më pas hoqi maskën dhe nisi të kërcente.

Donaldi duket se i ka harruar të gjitha pakënaqësitë që ka patur. Ai u pa duke kërcyer edhe me Ilirin, madje në valle. Kush e priste këtë?


Ndërkohë, perla ndodhi para pak minutash. Aktori vlonjat u ngjit në skenë për të kënduar këngën “TL” me Elgit Dodën, një këngë dedikuar Bora Zemanit.

“Preferenca” para pak minutash njoftoi ekskluzivisht se Donaldi nuk i ka folur asnjë sekondë Beatriksës sonte, kështu që mesazhin e morët: Donaldi do rikthimin me Bora Zemanin!