
Një 31-vjeçar dyshohet se ka vrarë babanë e tij me thikë në lagjen Bit Pazar të Shkupit, pasi ky i fundit, nën ndikimin e alkoolit, kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, njëherazi nënën e të riut. Djali është arrestuar, ndërsa gruaja është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 12 korrik 2026, rreth orës 23:00, policia e Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup arrestoi B. Xh. (31) nga Shkupi. Sipas të dhënave paraprake, ai i ka shkaktuar plagë me thikë babait të tij, E. L. (52), i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën.
Sipas hetimeve fillestare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:35 në shtëpinë e familjes, kur E. L., i cili ishte nën ndikimin e alkoolit, sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij 54-vjeçare. Më pas, djali ndërhyri dhe e goditi babanë me thikë.
Gruaja e lënduar është dërguar në Spitalin **”Shën Naum Ohri”** për t’i marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i viktimës është dërguar për autopsi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të arrestuarit do të ngrihet kallëzimi përkatës penal, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
