LAJME / E Shtunë 25 Maj 2024, 22:10

Lajm i vonë/ Aksident me vdekje në Tiranë

Tiranë, 25 Maj 2024 /noa.al- Një burrë në moshë ende të re humbi jetën tragjikisht sonte në një aksident rrugor.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30, në Sauk, raporton noa.al duke cituar burime policore.

Automjeti me drejtues shtetasin A. K., 21 vjeç, ka aksidentuar shtetasin H. A., 40 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /noa.al