LAJME / E Mërkurë 11 Qershor 2025, 19:07

Lajm i trishtë për mjeksinë/ Ndahet papritur nga jeta mjeku anestezist i QSUT

Lajmi trishtë ka ardhur pak më parë nga fusha e mjekësisë. Mjeku anestezist-reanimator, Fatmir Prifti i cili shërbente në spitalin onkologjik, është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Lajmi i hidhur për ikjen e tij parakohe është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësire, Albana Koçiu.

Përmes një postimi në rrjetet e saj sociale, Koçiu i ka shprehur ngushëllime bashkëshortes së mjekut, Rubenës, familjarëve të tij, si dhe kolegëve, të cilët sot humbën një njeri e një profesionist si doktor Fatmiri, i cili nuk kurseu asnjëherë as kohën, as energjinë për të ndihmuar çdo pacient që i trokiti në derë.

“Me trishtim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Fatmir Priftit, mjek anestezist-reanimator në shërbimin onkologjik, me një kontribut të çmuar prej 37 vitesh në QSUT. Një profesionist i përkushtuar dhe i respektuar, që do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë për humanizmin dhe përkushtimin e tij. Ngushëllime Rubenës, familjes, të afërmve dhe kolegëve”, shkruan Koçiu në Facebook do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE