
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në qytetin e Shkodrës, ku një 49-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal pasi dyshohet se ka konsumuar një sasi të madhe medikamentesh në banesën e saj.
Bëhet me dije se 49-vjeçarja me inicialet D.P, është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk arriti të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rreth orës 13:50.
Dyshohet se gruaja ka konsumuar një sasi të konsiderueshme ilaçesh, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten akoma mister.
Ndërkohë policia, nën drejtimin e prokurorisë, po punon për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të përcaktuar me saktësi shkaqet që çuan në humbjen e jetës së 49-vjeçares.
Ndërsa në vijim pritet që të dalin detaje të plota nga kjo ngjarje e rëndë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
