LAJME / E Enjte 6 Gusht 2026, 20:08

Ekskluzive! Nuk ka pushime, Rama kryen lëvizjen urgjente në fund të Gushtit, furtunë në qeveri …

Nuk do të ketë pushime vere deri në fund të gushtit për ministrat e Qeverisë Rama 4.

Kryeministri Edi Rama do ta vijojë traditën e takimeve informale të Qeverisë njohur si ‘retreat’, përpara sesionit të ri parlamentar.

Burime për “Top Channel” bëjnë me dije se me 24 dhe 25 gusht pritet që të gjithë ministrat të raportojnë për prioritetet e secilës ministri për muajt në vazhdim.

Të njëjtat burime pohuan se ky retreat, parashikohet të mbahet në qytetin e Pogradecit. Ndërkohë, nga brenda Partisë Socialiste, nuk përjashtohet mundësia edhe e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare Socialiste në fillim të shtatorit përpara rinisjes nga puna të Parlamentit, ky seanca e radhës është me 7 shtator.

Nëse kjo ndodh atëherë ky mund të jetë momenti nga ku kryesocialisti Edi Rama mund të bëjë ndryshime në kabinetin qeverisës. Brenda qeverisë prej disa javësh qarkullojnë zëra për një rifreskim drejtimi të mundshëm në të paktën 6 ministri.

Megjithatë kjo mbetet në dorë të Edi Ramës, i cili elementin surprizë e ka sportin e tij të preferuar.

Gjithsesi fillim shtatori si për Qeverinë ashtu edhe për PS pritet të jetë me plot zhvillime, pasi vetë Rama i ka vënë të tijët nën një kërkesë llogarie të shtuar, kulmuar me dokumentin Besa, një qasje që ai e ka prezantuar si metodën e re të punës për mandatin e katërt qeverisës.

Sakaq, nëse Rama do të vendosë mbajtjen e mbledhjes së asamblesë të PS, do të duhet të vendoset në rendin e ditës edhe mocioni për hapjen e dialogut kombëtar mbi marrëveshje e re për Shqipërinë, depozituar në PS prej deputetes Elisa Spiropali, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE