LAJME / E Premte 7 Gusht 2026, 12:12

Lajm i trishte nga Elbasani, nje person ka humbur jeten

Një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete në sheshpushimin e katit të 8-të të një pallati në lagjen “Syrja Dylgjeri” në Elbasan.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja është raportuar rreth orës 08:00, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nga këqyrja paraprake e trupit të shtetasit K. D. nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga mjete ose sende të tjera.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE