SHOWBIZ / E Premte 7 Gusht 2026, 03:03

"Nuk e harroj kurrë..." – Gjesti prek me fjalët e tij për të kaluarën

Këngëtari i njohur, Gjesti, ka ndarë një mesazh të veçantë falënderimi për fansat e tij, duke shprehur mirënjohjen për përkrahjen dhe dashurinë që ka marrë vazhdimisht nga publiku.

Përmes një postimi të publikuar në Instagram, artisti ka zgjedhur t’u drejtohet drejtpërdrejt ndjekësve të tij, duke vlerësuar çdo mbështetje që e ka shoqëruar gjatë rrugëtimit të tij.

Në mesazhin e tij, Gjesti ka theksuar se ka përgatitur një përmbledhje me disa prej momenteve më të veçanta të tij, të cilat ka dashur t’i ndajë me fansat që e kanë ndjekur dhe mbështetur ndër vite.

“Së pari, falënderimi i takon Zotit, e masanej secilit prej jush për përkrahjen, dashninë edhe respektin që ma keni dhanë.

Jam mundu me i mbledhë sa ma shumë disa prej momenteve t’mia, veç për ju. Shpresoj me i shiju”, ka shkruar ai.

Artisti ka falënderuar ndjekësit për çdo klikim, koment, mesazh dhe për besimin që vazhdojnë t’i japin çdo ditë.

Sipas tij, mbështetja e publikut ka një rëndësi të madhe dhe është një nga arsyet që e motivon të vazhdojë përpara me projekte të reja.

Në fund të postimit, Gjesti ka lënë të kuptohet se diçka e re është duke ardhur nga ana e tij.

Ai ka bërë me dije se nuk do të ndalet me kaq dhe se po përgatit një projekt të veçantë për fansat e tij, duke shtuar kureshtjen e publikut për atë që do të sjellë në vazhdim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE