LAJME / E Diel 12 Korrik 2026, 13:01

LAJM I MADH! Befason politikani me VENDIMIN historik që ka marrë SHBA për Shqipërinë

“Little Albania” është përfshirë në hartën zyrtare të enklavave të emigrantëve në Nju-Jork (New York), të publikuar nga bashkia e qytetit, duke u renditur mes lagjeve që përfaqësojnë komunitete të ndryshme etnike dhe që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në historinë dhe identitetin kulturor të metropolit amerikan.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili informoi se kryetari i bashkisë së Nju-Jorkut, Zohran Mamdani ka shpallur një lagje të quajtur “Little Albania”.

“LAJMI I MIRË! Kryetari i Bashkisë së New York Mamdani ka shpallur një lagje të quajtur “Little???Albania”. Ky vlerësim e vendos komunitetin shqiptar aty mes komuniteteve kryesore që kanë kontribuar në historinë, kulturën dhe jetën ekonomike e sociale të metropolit amerikan”, shkruan Balla.

Ky vlerësim, e vendos komunitetin shqiptar aty mes komuniteteve kryesore që kanë kontribuar në historinë, kulturën dhe jetën ekonomike e sociale të metropolit amerikan.

Harta identifikon 30 zona në pesë bashkitë e Nju-Jorkut, të njohura për përqendrimin historik të komuniteteve emigrante. Mes tyre është edhe “Little Albania”, e vendosur në Bronks (Bronx), ku prej dekadash jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj një nga komunitetet më të mëdha shqiptare në qytet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE