LAJME / E Hënë 3 Gusht 2026, 19:07

Lajm i keq për ata që kanë “Rent a Car”

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka shtuar kontrollet ndaj bizneseve që ofrojnë shërbime në vend, duke dërguar një mesazh të qartë edhe për kompanitë “Rent a Car”, të cilat pritet të jenë në fokus të verifikimeve, veçanërisht gjatë sezonit të verës kur kërkesa për marrjen me qira të automjeteve është dukshëm më e lartë.

Sipas njoftimeve të ATK-së, qëllimi i kontrolleve është verifikimi i deklarimit të saktë të të ardhurave, lëshimit të kuponëve fiskalë dhe përmbushjes së detyrimeve tatimore nga të gjitha bizneset që zhvillojnë aktivitet ekonomik.

Një nga mesazhet më të rëndësishme të institucionit ka të bëjë me përdorimin e rrjeteve sociale gjatë procesit të verifikimit. ATK ka bërë të ditur se edhe një fotografi apo video e publikuar në platforma si Facebook, Instagram, TikTok apo rrjete të tjera sociale mund të shërbejë si indicie për zhvillimin e aktiviteteve ekonomike dhe të përdoret gjatë procedurave të kontrollit.

Për kompanitë “Rent a Car”, kjo nënkupton se publikimet ku shfaqen automjetet e ofruara me qira, promovimet, rezervimet apo aktivitetet e tjera komerciale mund të krahasohen me deklarimet tatimore, në rast se lind dyshimi për mospërputhje mes aktivitetit real dhe të ardhurave të deklaruara.

ATK ka theksuar se kontrollet nuk synojnë vetëm bizneset e mëdha, por të gjithë operatorët ekonomikë që ofrojnë shërbime, pavarësisht madhësisë së aktivitetit të tyre. Institucioni u ka bërë thirrje kompanive të “Rent a Car” që të respektojnë legjislacionin në fuqi, të lëshojnë kupon fiskal për çdo shërbim dhe të deklarojnë në mënyrë të rregullt të gjitha të ardhurat.

Sezoni veror konsiderohet një nga periudhat me aktivitetin më të madh për kompanitë që japin automjete me qira, për shkak të ardhjes së mërgimtarëve dhe turistëve në Kosovë. Pikërisht për këtë arsye, ATK ka paralajmëruar se monitorimi do të jetë më intensiv gjatë kësaj periudhe.

Administrata Tatimore ka bërë të ditur se do të vazhdojë me kontrollet në terren dhe analizimin e të dhënave nga burime të ndryshme, përfshirë informacionet publike në rrjetet sociale, me qëllim identifikimin e rasteve të mundshme të mosdeklarimit të të ardhurave apo shmangies së detyrimeve tatimore.

Institucioni u ka bërë thirrje të gjitha kompanive “Rent a Car” që të respektojnë rregullat ligjore dhe të bashkëpunojnë me organet tatimore, duke theksuar se qëllimi i kontrolleve është garantimi i konkurrencës së ndershme dhe respektimi i obligimeve fiskale nga të gjithë operatorët ekonomikë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE