LAJME / E Premte 13 Qershor 2025, 12:12

Lajm i dhimbshëm! Vd*sin dy fëmijët që shqiptari i nxori nga lumi ne Greqi, prindërit bejne gjestin prekes

Një lajm i trishtë vjen nga Greqia fqinje, ku dy fëmijët që ranë në lumin Arachthos të mërkurën, dhe që u nxorrën nga 41 vjeçari shqiptar janë në vdekje klinike. E vetmja gjë që i mban gjallë dy të miturit janë makineritë.

Mediat greke bëjnë me dije se prindërit e dy të miturve kanë vendosur që të dhurojnë organet e fëmijëve të tyre.

Dy fëmijët qëndruan nën ujë për 20 minuta, ndërsa më pas u fut shqiptari, i cili nuk mendoi aspak rrezikun për jetën e tij dhe luftoi për t’i nxjerrë nga uji i vrullshëm. Por fatkeqësisht ata nuk ja dolën dot.

Ata u transferuan në spitalin e Rios ku u trajtuan në kujdesin intensiv në gjendje kritike. Përafërsisht dy ditë pas aksidentit tragjik dhe pavarësisht përpjekjeve të mëdha të mjekëve, fëmijët janë në gjendje të vdekur në tru.

E gjitha ndodhi mesditën e së mërkurës (6/11) kur një grup prej katër fëmijësh shkuan në lumin Arachthos për të notuar.

Sipas informacioneve, 12-vjeçari u zhyt i pari dhe 14-vjeçari, duke parë se shoku i tij po mbytej, vendosi ta ndihmonte.

14-vjeçari Spyros, në përpjekje për të shpëtuar shokun e tij, goditi kokën, duke bërë që të dy fëmijët të mbyten në ujë.

Dy fëmijët e tjerë vrapuan për të kërkuar ndihmë dhe Levian Goga nxitoi në vendngjarje, i cili pa menduar dy herë u zhyt në lumin Arachthos për të nxjerrë fëmijët.

Duke folur për protothema.gr, ai teegoi se si arriti t’i nxirrte fëmijët nga lumi.

“Isha në kafene. Një fëmijë erdhi me motoçikletë dhe bërtiti ‘ndihmë, dy fëmijë po mbyten në lumë!’ Pa menduar dy herë, vrapova. Hipa në makinë dhe shkova në vendngjarje. Kalova nëpër kallamishte, kontrollova – nuk pashë asgjë. Hipa në një varkë me disa të tjerë. U zhyta një herë – asgjë. Herën e dytë mora frymë thellë, u zhyta më thellë, rreth tetë metra. Atje e pashë. Fëmija ishte shtrirë, i palëvizshëm, me një fytyrë të nxirë, krahë dhe këmbë të hapura. Dhe pastaj dëgjova se kishin parë të dytin. U zhyta përsëri, dy dhe tre herë. E gjeta. Ishte me shpinë në fund. Kur e nxora lart, po i rridhte gjak nga hunda dhe goja. U frikësova. Njëri ishte afërsisht në moshën e vajzës sime. Nuk më intereson kush janë, çfarë race, çfarë feje. Jam i huaj, por jam njeri. “Bëra atë që do të bënte çdo baba. Mendoj vetëm për fëmijët.”

Kjo ka qenë deklarata e 41 vjeçarit shqiptar, i cili bëri të pamundurën që të shpëtonte dy të miturit, duke u kthyer në heroin e heshtur. Ditar.al do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE