LAJME / E Shtunë 18 Korrik 2026, 01:01

Ky është Thimjo Rubati që u qëllua në Sarandë

Mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen nr. 4 të Sarandës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

I plagosur ka mbetur Thimjo Rubati, alias Sandri Rubati, i cili u qëllua nga dy persona të maskuar.

Emri i tij nuk është i panjohur për policinë pasi në vitin 2002 është arrestuar për trafikim minorenësh ndërsa në vitin 2012 për rrëmbimin e një 16-vjeçareje.

50-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore.

Rrethanat e ngjarjes dhe motivet e sulmit mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave, verifikimin e kamerave të sigurisë dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e 50-vjeçarit Thimjo Rubati në Sarandë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar me motor nga rruga “Mitat Hoxha” drejt zonës së varrezave të qytetit, në lagjen “Baba Rexhepi”, ku më pas kanë humbur gjurmët.

Mësohet se, pasi janë larguar nga kjo lagje, ata janë futur në një zonë të thepisur, ndërsa policia pritet të shtrijë kontrollet edhe nga deti, në përpjekje për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Ndërkohë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, 50-vjeçari Thimjo Rubati do të transportohet drejt Janinës për të marrë mjekim më të specializuar.

Bëhet me dije se Rubati kishte dalë vetëm vitet e fundit nga burgu në Greqi, ku ishte dënuar për një ngjarje të rëndë penale.

Në Shqipëri, ai rezulton i dënuar për trafikim të të miturve dhe përdhunim, si edhe i skeduar për përfshirje në skema të trafikimit dhe kontrabandës së automjeteve.

50-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Apelit me burgim me kusht. Pas lirimit nga burgu në Greqi, ai nuk vuajti asnjë ditë burg në Shqipëri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE