
Gazeta Sinjali mëson se personi që humbi jetën sot në vetaksidentin me traktor në fshatin Gremnik të Komunës së Klinës është Ardian Kalludra.
Kalludra ka humbur jetën pasi traktori me të cilin ishte duke lëvizur është rrokullisur, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:55.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente dhe mjekësia ligjore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës, me urdhër, është dërguar në obduksion.
Hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti po vazhdojnë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
