LAJME / E Hënë 16 Qershor 2025, 20:08

Kush do ta pasojë Erion Veliajn? Nga Arbër Hajdari te Blendi Gonxhe, emrat që po përfliten për drejtimin e Bashkisë së Tiranës

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, vendin e tij e zuri përkohësisht kryetarja e komanduar, Anuela Ristani, ndërkohë që si te socialistët po ashtu dhe demokratët kanë nisur të “kuvendojnë” pasuesin e “Lali Erit”.

Në radhët e Partisë Socialiste janë duke qarkulluar dhe emrat e mundshëm të kandidatëve të cilët do t’ia marrin Veliajt stafetën e Bashkisë më të rëndësishme në vend.

Një nga emrat që po përflitet më së shumti është ai i ministrit Blendi Gonxhe, ndërkohë që pas tij vijnë Elisa Spiropali dhe Ogerta Manastirliu.

Por, as opozita nuk është duke qëndruar pasive! Në kampin e demokratëve, arrestimi i Veliajt është parë si një mundësi e artë për të rikthyer në duart e tyre një nga bashkitë më të rëndësishme.

Doktori Ilir Alimehmeti, i cili në disa gara ka treguar se gëzon mbështetjen e demokratëve, thuhet se do të rikandidojë sërish për postin e qytetarit të parë të Tiranës. Një tjetër emër i cili është duke qarkulluar është dhe ai i avokates Adriana Kalasë. Demokratja mesa duket ka shprehur interesin e saj për të drejtuar bashkinë e kryeqyteteit.

Ndërkohë, suprizë është emri i Arbër Hajdarit! Emri i këtij të fundit po përflitet gjerësisht “lart e poshtë” si një nga kandidatët i cili aspiron për të qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Lidhur me emrat e përmendur më lart deri më tani nuk ka asnjë reagim nga kampi blu apo rozë, dhe as nga vetë Hajdari, i cili është një figurë që ka preferuar të qëndrojë larg partive politike!

Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ai akuzohet së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, se ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE