
Një nga folësit gjatë protestës së mijëra qytetarëve para Kryeministrisë ka qenë edhe gazetari Osman Stafa, i cili denoncoi situatën social-ekonomike në Shqipëri dhe skandalet në spitalet shqiptare, por edhe gjendjen e arsimit dhe problematika të tjera.
Ai denoncoi sjelljen e qeverisë dhe të politikës në 36 vite, duke e lënë vendin të rrënuar. Ai vuri në dukje edhe arrogancën e qeverisë aktuale.
“Ne themi rroga dhe pensione, ata thonë greku. Ata thonë kemi 83 mandate. Kur populli del në shesh nuk ka më mandate. Del tani, pse tani? Kanë pasur kohë 36 vite, që kur kam lindur unë janë ndërruar 7 president. A është kjo demokraci, kupa është mbushur. A është mbushur kupa? Janë të panikosur, por kur populli del në shesh, s’ka më 83 mandate!”, tha ai.
Ndërsa denoncoi situatën shëndetësore dhe sociale, ai tha se nuk ka ilaçe për të sëmurët me kancer, kurse kryeministri ndërton 4,3 milionë euro kopshtin Eden në godinë.
“A e dini ju që pacientët janë pa ilaçe, spitalet pa pajisje, pa mjete. Nuk shërohet kanceri pa pajisje. A e dini ku harxhohen lekët, ja këtu te kryeministria, është kopështi Eden, ka kushtuar 4,3 mln euro dhe qytetarët nuk kanë ilaçe. Nuk kanë alkool spitalet, nuk kanë pajisje, pacientët vdesin se pajisjet nuk punojnë, ky është realiteti jonë”, tha Stafa.
Ai vuri në dukje se familjet në nevojë ekonomike marrin shuma qesharake, kurse apartamentet nuk mund të blihen dot për shkak të çmimeve. Ai apeloi që t’i jepej “restoja” kësaj politike 36 vjeçare edhe nga Diaspora shqiptare.
“Mos e tradhtoni këtë shesh, është sheshi më i bukur në botë, mos u dorëzoni”, apeloi gazetari.
Apeli i tij u shoqërua edhe me thirrjet: Rama në burg, Berisha në burg!
Stafa lexoi edhe mesazhe të qytetarëve të sëmurë që nuk kishin mundësi të bashkoheshin në protestë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
