LAJME / E Premte 11 Gusht 2023, 15:03

“Kullat zhvillim për Tiranën”, Rama: Arup, me eksperiencë 75 vjeçare. Bashkinë e Tiranës përfiton 4 milionë euro

Pas gati dy javë debat mbi kullën në qëndër të kryeqytetit, kryeministri Rama reagoi duke e bërë të qartë se nuk do të ketë hap pas por ajo që do quhet Mali i Tiranës, do të ndërtohet. Në një shënim të gjatë në Facebook, kreu i qeverisë thotë se për këtë ndërtesë të re, janë ndjekur me rigorozitet të gjitha hapat ligjor, që nga konkurset dhe janë kryer të gjitha detyrimet që kanë fituesit e projektit kundrejt shtetit.

“Projekti fitues nuk pati asnjë kontestim për t’u mbajtur shënim dhe u pasqyrua pëlqyeshëm jo vetëm (shumë çuditërisht) në mediat tona, po edhe (aspak çuditërisht) në disa media të specializuara ndërkombëtare për zhvillimet më të reja arkitektonike nëpër botë”

Konkursi ndëkrombëtar është zhvilluar gati një vit më parë dhe ka qenë një juri me ekspertë edhe nga vende të europës, që vendosën për projektin, që këto ditë po bëhet gati terreni për të nisur ndërtimi.

“Halli im këtu është fatmirësisht më i rëndi dhe më i thjeshti! Si të nxjerrim maksimumin e fuqisë rrezatuese dhe tërheqëse për Tiranën, duke realizuar një tjetër kullë ikonike”

Rama i përgjigjet dhe opozitës, asaj të Foltores dhe PD-së zyrtare, që sipas tij kanë hedhur baltë mbi projektin.

 “Krijuar këtë herë nga një konspiracion i madh financiar, me prapavijë konsensuale politike, i cili orkestrohet nga kush tjetër, përveçse nga unë dora vetë, që u hidhkërkam kocka kundërshtarëve nga frika se mos më kafshojnë me gojën e tyre të mosozotshme, ku thuajse s’ka mbetur asnjë dhëmb”

Për më të zëshimin kundër këtij projekti, Lulzim Bashën, Rama shprehet:

“Ca me vulë, ca pa vulë e ca me vulëasvulë, mes të cilëve edhe ndonjë derdimen i sapozgjuar, me bluzën e jeshilosur nga djersa e gjumit të stërgjatë, ama me flokët pikë, njësoj si në çastin kur u zhduk nën jorgan në hyrje të verës së shkuar”

Por të gjitha këto, Rama qartëson se nuk do të jenë pengesë që projekte të tjera të ngjashme të ngrihen në Tiranë, si një mënyrë për ta zhvilluar edhe më shumë kryeqytetin shqiptar.

“Teksa gjyqi inkuizicional i kullës më të re do të përmbushë edhe ai misionin e vet të mallkimit të vjetër të çdo gjëje të mirë që mbin në këtë tokë, kulla tjetër e radhës do të shfaqet me patjetër, si një tjetër fryt i pasionit dhe këmbënguljes për Shqipërinë”