
Eksperti i bujqësisë Eduard Sharka në një emision televiz, ka folur lidhur me ankesat e fermerëve në të gjithë vendin të cilët ankohen për një krizë me prodhimet e tyre bujqësore.
Ai u shpreh se agjencitë bujqësore në rrethe duhet të bashkohen të gjithë me fermerët, ndërsa theksoi se ka mbi dy dekada që produktet nuk hidhen më në kanal.
Sipas tij kostoja e krizës duhet të ndahem mes shtetit dhe fermerit pasi situata në bujqësi është shumë e vështirë prandaj ministri duhet të behet avokati i fermerit.
"Kemi për të zgjidhur problemet e bujqësisë ato që kanë lidhje me këtë sektor nga ministria e bujqësisë deri te agronomitë duhet të bashkohen me fermerët sepse po shohim protestat e fermerëve në botë dhe atje doli ministri dhe ishte në përkrahjen e tyre dhe jo për politikë. S’ka asnjë justifikim për asnjë nga punonjësit e sektorit të bujqësisë, nuk e di se ku e gjejnë kurajën që e paraqesin situatën rozë. Marr rastin e Maqedonisë që mollët shkojnë në fabrikat e përpunimit këtë zgjedhje duhet të ofrojnë dhe ata sepse s’mund të justifikohemi te cilësia e produktit.
Molla që nuk është e cilësisë për në treg shkon në fabrikat e përpunimit, po ashtu dhe në Itali. Me krizat e tregut do përballemi sa herë, por nuk lihet fermeri asnjëherë ta hedhë në kanal, kjo është ajo që kemi parashtruar ne në ligj që e gjithë kostoja të mos shkojë te fermeri por të ndërhyjë shteti duke i paguar me çmim minimal tregu, pra të ndahet mes të dyja palëve. Madje skemat e IPARD duhet të shkonin në këto prioritete të financoheshin fabrika dhe punishte që të absorbonin këto produkte.
Pavarësisht se janë të angazhuar në politikë duhet të jenë në krah të fermerit sepse situata është shumë problematike dhe e vështirë. Për momentin që drejtori i bujqësisë, apo ministri dalin dhe bëjnë rozë situatën që kanë sot fermerët, që ka sot bujqësia, pra duhet të bëhen bashkë. Kam me dhjetëra prova në Lushnje dhe se mohojnë dot që është një agronom që shkon në darkë firmos pa ditur se te kush fermerë është blerë dhe se çfarë ka trajtuar ai. Kështu që i bëj thirrje të gjithëve që nga ministri që duhet të jetë avokati i fermerëve të bashkohen me shqetësimet që ka bujqësia sepse jemi në një situatë e vështirë. Propozimet e fermerëve nuk janë marrë në konsideratë.", tha eksperti Sharka.
