Këtë të mërkurë qershori, arti shqiptar humbi një figurë i cili përgjatë gjithë jetës së tij punoi fort dhe la shenja që koha zor se do t’i venitë.
Por, mbi të gjitha, këtë të ditë të nxehte vere, një bijë humbi babain e saj, dashurinë më të madhe të jetës, dhe “mbretin” e saj, ashtu si dhe Alba mes rreshtave që nuk do donte t’i shkruante ndonjëherë i referohet Leka Bungos.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alba i ka dhënë lamtumirën njeriut që ka dashur më së shumti në këtë jetë, njeriut që nuk u lodh asnjëherë për të qenë aty për të voglën e tij dhe atij që i besoi gjithmonë.
“Sot me duhet te bej gjene me te rende te jetes time. Te te them ty mirupafshim perjetesisht. E kujt? Atij qe desha me shume ne dynja, atij qe me mesoi cdo gje, atij qe me falte cdo gje, atij qe i besoja cdo gje. I shtrenjti im qe jetove aq bukur me aq dinjitet, kot nuk te therrisja mbret”, shkruan ajo, teksa më tej bën me dije se sëmundja e tmerrshme, e ndau Leka Bungon nga gjiri i ngrohtë i familjes.
Ndonëse regjisori luftoi me të gjithë forcën e tij, në fund, nuk arriti që ta mposhte këtë sëmundje, e cila ashtu sikurse dhe e bija e thotë, është më e rënda e shekullit.
“Sot me duhet te bej gjene me te rende te jetes time. Te te them ty mirupafshim perjetesisht. E kujt? Atij qe desha me shume ne dynja, atij qe me mesoi cdo gje, atij qe me falte cdo gje, atij qe i besoja cdo gje. I shtrenjti im qe jetove aq bukur me aq dinjitet, kot nuk te therrisja mbret. Luftove me semundjen me te rende te shekullit dhe humbe! U prehsh ne paqe dhe faleminderit qe ishe babai im.
Krenare gjithmone pafundesisht per ty, mirenjohese perulesisht per cdo gje qe me mesove dhe dhurove. Ishe dhe do jesh dashuria me e madhe ne dynja. Njerezit e medhenj jetojne ashtu sic jetove ti! E deshe dhe e respektove jeten ashtu sic vetem ti dije. Lamtumire deri sa te takohemi sic vetem ne te dy dinim. Ah sa te dua i vogli im! U prehsh ne paqe bashke me engjejt , engjelli im”, shkruan Alba Bungo, krah fotos me të atin.
Kujtojmë se regjisori, aktori dhe skenaristi i njohur shqiptar, Leka Bungo, mbylli sytë përgjithmonë këtë të mërkurë, 11 qershor.
Pas një kalvari të gjatë vuajtjesh me sëmundjen e tmerrshme, regjisori nuk arriti që të fitonte këtë betejë, ashtu sikurse shumë betejat e fituara përgjatë gjithë jetës së tij.
I njohur për kontributin e tij të pasur në kinematografi, teatër dhe edukim, Bungo ishte një figurë që me qetësinë dhe mençurinë që e karakterizonte, solli në skenë dhe ekran historitë e jetës shqiptare.
Gjatë jetës së tij, Leka Bungo ka qenë gjithmonë një zë i matur, kritik dhe i përkushtuar. Nga karrigia e regjisorit, tek auditorët e universiteteve, ai arriti që të shkruante me gërma të mëdha emrin e tij do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE