LAJME / E Premte 17 Korrik 2026, 14:02

Kosovari vr;et gruan në Zvicër

Një 46-vjeçar, shtetas i Kosovës me banim në Gjermani, është dënuar me 20 vjet burg nga Gjykata e Qarkut në Vevey të kantonit Vaud, pasi u shpall fajtor për vrasjen e partneres së tij.

Gjykata e ka miratuar kërkesën e prokurorisë për masën e dënimit, ndërsa ka urdhëruar që i dënuari t’i nënshtrohet edhe trajtimit spitalor. Pas përfundimit të dënimit, ai do të deportohet nga Zvicra.

Sipas mediave zvicerane, 46-vjeçari nuk ka shfaqur asnjë reagim gjatë leximit të vendimit, i cili iu përkthye në gjuhën shqipe.

Kryetari i trupit gjykues, Franz Moos, e cilësoi krimin si jashtëzakonisht të rëndë, duke theksuar “dhunën e paimagjinueshme” dhe fajin e madh të të akuzuarit, shkruan Albinfo.

Sipas gjykatës, i dënuari kishte shfaqur xhelozi dhe posesivitet, si dhe një dëshirë egoiste për të ruajtur kontrollin mbi viktimën, edhe me koston e jetës së saj. Kjo sjellje u konsiderua si karakteristikë tipike e femicidit.

I dënuari kishte qenë në një lidhje në distancë me viktimën 38-vjeçare që nga viti 2020. Dy ditë para krimit, ai kishte mbërritur në banesën e saj në Vevey.

Pas disa përplasjeve verbale, ai e kishte goditur disa herë me thikë, duke i shkaktuar plagë fatale. Gjykata e shpalli fajtor edhe për shkelje të Ligjit Federal për Armët, për shkak të përdorimit të një thike të ndaluar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE