
Kosova dhe Shqipëria do të zhvillojnë patrullime të përbashkëta policore gjatë sezonit veror, me qëllim rritjen e sigurisë dhe ofrimin e një shërbimi më efikas për qytetarët dhe turistët.
Lajmi është bërë i ditur pas një takimi mes drejtuesve të institucioneve të sigurisë të të dyja vendeve, ku është diskutuar për bashkëpunimin gjatë muajve të verës, kur numri i udhëtarëve dhe pushuesve rritet ndjeshëm.
Patrullimet e përbashkëta do të zhvillohen në zonat turistike dhe rrugët më të frekuentuara, duke synuar parandalimin e incidenteve, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe ofrimin e ndihmës së shpejtë për qytetarët.
Autoritetet kanë bërë të ditur se ky bashkëpunim do të ndihmojë në koordinimin më të mirë mes policive të dy vendeve dhe do të krijojë kushte më të sigurta për të gjithë ata që udhëtojnë gjatë sezonit veror.
Sipas zyrtarëve, kjo nismë pritet të lehtësojë menaxhimin e fluksit të madh të turistëve dhe të forcojë më tej bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e sigurisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
