LAJME / E Diel 12 Nëntor 2023, 12:12

Korçë/ Tenton të vrasë me thikë bashkëshorten e kushëririt, arrestohet nga policia

Tenton të godasë me thikë bashkëshorten e kushëririt, arrestohet nga policia.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Ponçarë të Devollit.

Shtetasi J.Z. ka goditur me grushta bashkëshorten e kushëririt të tij (djalit të xhaxhait), duke e plagosur atë në pjesën e fytyrës.

Po ashtu, ai ka marrë në dorë një thikë dhe ka tentuar ta gjuajë në trup.

E plagosura u dërgua në spitalin e Bilishtit ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa nga ana e komisariatit të Devollit u bë arrestimi i autorit për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.