LAJME / E Martë 28 Korrik 2026, 17:05

Kontrolle në bashkinë e Tiranës, SPAK sekuestron dokumentet për udhëtimet zyrtare dhe dietat e Erion Veliajt

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka zhvilluar kontrolle dhe ka kryer sekuestrime në ambientet e Bashkisë së Tiranës.

Kontrollet janë kryer me urdhër të SPAK, ndërsa janë sekuestruar dokumente dhe materiale të ndryshme.

Sipas News24 hetuesit kanë marrë dokumentacionin që lidhet me të gjitha udhëtimet zyrtare të kryebashkiakut Erion Veliaj, si dhe kanë sekuestruar dokumentet që kanë të bëjnë me dietat.

Kontrollet dhe sekuestrimet në bashkinë e Tiranës janë bërë në kuadër të hetimeve për dosjen Veliaj 2, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE